E papritur, Nevil Dede u bën thirrje lojtarëve: Mos luani kurrë për ata që ju keqtrajtojnë
Në prag janë ndeshjet Vllaznia-Elbasani si edhe Egnatia-Dinamo, që vendosin ekipin kampion të sezonit 2025/26 në Abissnet Superiore. Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, ka reaguar së fundmi përmes rrjeteve sociale. Thirrja e tij shkon për lojtarët, por edhe arbitrat.

NJOFTIMI I NEVIL DEDES:
“Djem futbollistë,
Nëse luani për dinjitetin tuaj,
nëse luani për fanellën,
nëse luani për klubin,
nëse luani për shokun tuaj,
Zoti jua bëftë hallall!
Por mos luani kurrë për ata që sot ju ngrenë e nesër ju ulin.
Mos luani kurrë për ata që ju keqtrajtojnë.
Mos luani kurrë për ata që ju fyejnë apo ju ofendojnë.
Mos luani kurrë për ata që nuk ju respektojnë dhe nuk ju vlerësojnë.
Miqtë tanë arbitra,
Ndihmojini të ndihen të respektuar dhe të vlerësuar. Respektojeni dinjitetin e tyre njerëzor, sepse edhe ata janë pjesë e lojës sonë.
Le të garojmë me ndershmëri, respekt dhe dinjitet në çdo ndeshje.
Në fund, le të fitojë më i miri”.

PANORAMASPORT.AL













