E PABESUESHME! Vllaznia shpallet kampione! Fituesi i Superiores publikohet dy orë para finaleve në… Wikipedia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 17:51

E PABESUESHME! Vllaznia shpallet kampione! Fituesi i Superiores publikohet dy orë para finaleve në… Wikipedia

Kategoria Superiore luan sot dy finale nga të cilat do të shpallet fituesi i këtij edicioni dhe do të jepet trofeu. Vllaznia-Elbasani dhe Egnatia-Dinamo janë dy ndeshjet në fund të të cilave do të mësojnë se cila është skuadra fituese e edicionit.

Vllaznia

Por ajo që bie në sy është se nëse në prag të ndeshjes mbizotëron pasiguria, me shumë variante të mundshme në lojë, në internet është shpallur që tani fituesi.

Po të futesh në faqen në anglisht të Kategorisë Superiore të Wikipedia, mund të shohësh se Vllaznia është shpallur fituese e edicionit 2025-2026 të kampionatit tonë.

fsddsffsdfsdsdfsfdsfdsfd (1)

Me siguri ky mund të jetë një rreng i ndonjë tifozi të Vllaznisë, pasi duhet kujtuar se për faqe të veçanta, kushdo mund të editojë shkrimet aty dhe ato mund të miratohen më pas nga mirëmbajtësit e Wikipedia.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL