E KONFIRMUAR/ Vora “pushton” Ukrainën, pas Kasallës shitet edhe lojtari tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2026 | 15:20

E KONFIRMUAR/ Vora “pushton” Ukrainën, pas Kasallës shitet edhe lojtari tjetër

Drejtuesit e Vorës, pas sezonit historik në Kategorinë Superiore, po korrin frytet e punës dhe investimeve të bëra ndër vite. Klubi vorak jo vetëm që arriti të konsolidohej në elitën e futbollit shqiptar, por tashmë po përfi ton edhe fi nanciarisht nga shitja e lojtarëve në tregun e huaj. Ukraina po rezulton një “minierë ari” për Vorën, e cila ka gjetur terrenin ideal për të eksportuar talentet e saj.

repaj

Irgi Kasalla ishte i pari që “theu kufi jtë”, duke u transferuar te Kolos Kovalivka, skuadër ku aktivizohet edhe ish-mesfushori i Partizanit, Arinaldo Rrapaj. Nga ky transferim, Vora pritet të arkëtojë të ardhura të konsiderueshme, shifra që pak kush do t’i kishte imagjinuar në fi llim të sezonit debutues të klubit në Kategorinë Superiore. Ditën e djeshme, Kasalla u prezantua zyrtarisht te klubi ukrainas, me të cilin ka fi rmosur një kontratë 3-vjeçare e gjysmë. Pas prezantimit të lojtarit në Ukrainë, klubi i Vorës reagoi edhe në rrjetet sociale me një mesazh falënderues për ish-futbollistin e tij:

“Futboll Klub Vora ka arritur marrëveshjen me skuadrën ukrainase FC Kolos Kovalivka për transferimin e lojtarit Irgi Kasalla, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e futbollistit. Lojtari është prezantuar zyrtarisht ditën e sotme (djeshme) te skuadra e tij e re, duke nisur kështu një aventurë të re në futbollin ukrainas. Gjatë kohës së tij me fanellën e Vorës, Irgio ka qenë një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës, duke kontribuar me gola, asistime dhe paraqitje vendimtare, që kanë ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.

Futboll Klub Vora e falënderon Irgion për përkushtimin, profesionalizmin dhe gjithçka që ka dhënë për fanellën e klubit, ndërsa i uron shumë suksese në këtë aventurë të re dhe një karrierë sa më të suksesshme në nivelet më të larta të futbollit”. Edhe Repaj drejt Ukrainës Pas Kasallës, një tjetër lojtar i Vorës është shumë pranë kalimit në futbollin ukrainas.

Bëhet fjalë për mbrojtësin shkodran, Serjan Repaj.“Panorama Sport” mëson se palët kanë arritur marrëveshjen në parim dhe 25-vjeçari pritet të transferohet te skuadra ukrainase Epicenter. Për momentin nuk janë bërë publike detajet fi nanciare të operacionit, por ajo që bie në sy është fakti se Vora po kthehet jo vetëm në një trampolinë të rëndësishme për lojtarët shqiptarë, por edhe në një klub që po mbush arkat falë merkatos. Repaj qëndroi vetëm një sezon te Vora, por mjaftoi për të bërë hapin e madh drejt futbollit ukrainas.

Mbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Apolonisë dhe Vllaznisë, ndërsa te skuadra vorake arriti të shpërthejë plotësisht. Ironikisht, Vllaznia nuk i besoi një “produkti të shtëpisë”, ndërsa te Vora ai u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Gjatë sezonit të fundit, Repaj u aktivizua në 33 ndeshje, duke grumbulluar 2915 minuta në fushë dhe duke bindur me paraqitjet e tij, çka i hapi dyert për transferimin në Ukrainë.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL