Analiza si u rrëzuan Flamurtari dhe Bylisi, deklaratë e fortë nga kandidati për stolin: Gara ishte e paracaktuar
Arlind Rustemi “skanon” verdiktet e kampionatit. Ish futbollisti vlonajt dhe numri dy i pankinës së Bylis shprehet se Flamurtari gaboi qysh në fillim me ndërtimin e skuadrës dhe se futbollistët ishin pa gjendje fizike gjatë fazës së parë. Rustemi ka bindje se skema e kampionatit ishte e paracaktuar qysh në fillim.

Komenton edhe të ardhmen e Bylisit por edhe te ardhmen personale, duke zbuluar se mund të jetë ai trajneri i ekipit të parë ballshiot.
Rustemi Flamurtari dhe Bylisi ranë nga Superliga, cili është komenti juaj? Pa dashur të futem tek skema e kampionatit pasi ka qenë një garë e paracaktuar. Dihej skema… Qoftë Bylis edhe Flamurtari duhet të pranojnë verdiktet e kampionatit. Janë 36 javë dhe nuk mund të ndryshonim dot në javët e fundit. Pa e zbutur situatën tek Flamurtari se nuk ishte aksidentale.
Çfarë doni të thoni me këtë? Ishte pasojë e një ndërtimi të gabuar nga baza. Pavarësisht investimeve por ndoshta pritshmëritë ishin të mëdha. Besoj se e nisën gabim që në fi llim. Në fund do marrësh atë që ke mbjellë. E them këtë se duhet të krijohej një skuadër solide. Baza ishte nga vjet. E kishin një bazë lojtarësh shqiptarë. Me ndërthurrje të Maksutit dhe lojtarëve të tjerë dhe me blerje të huaja për të bërë diferencën. Nuk duhej prishur baza e Kategorisë së Parë por gjërat duhet të bëheshin gradualisht.
Çfarë nuk ka shkuar te Flamurtari? Gjatë sezonit ka pasur shumë gabime individuale në repartin e mbrojtjes. Flamurtari ka pësuar gola për arsye individuale dhe që janë të papranueshme në futbollin profesionist dhe erdhën rezultate zhgënjyese. Në fazën e parë Flamurtari ishte një skuadër që nuk e meritonte të ishte në Superiore. Lojtarët nuk kishin fazë fi zike, pa fazë përgatitore dhe për këtë ka përgjegjësi stafin teknik.
Jeni i mërzitur edhe për rrëzimin e Bylisit? Mërzitja vjen sepse në fund të sezonit ne që punojmë presim të marrin benefitet që të jep sporti. Kur rezultatet janë zhgënjyese është disi d vështirë dhe e rëndë për ta përballuar në ditët e para. Gjithsesi zhgënjimi duhet të kthehet në forcë dhe të vazhdojmë përpara sepse fillon sezoni i ri dhe duhet të mendojmë për të ardhmen tashmë. Të shpresojmë që ato gabime të mos i përsërisim. Megjithatë puna vijon pasi shumica e lojtarëve janë në kontratë. Bylisi ka një fi lozofi për shitjen e lojtarëve. Presidenti investon për t’i rritur e për t’i shitur më pas. Janë shumë lojtarë që sot po kërkohen nga klubet shqiptare, por edhe jashtë saj.
Na sqaroni pak ose trajneri Josa qëndroi i ulur vetëm në pankinë pas ndeshjes së fundit? Para se të shkrepja fotoja edhe unë isha ulur me Josën. I thashë hajde profesor të shkojmë dhe ai më tha më lër pesë minuta kohë. Ndoshta personi është më i madh tek trajneri i parë dhe e ndjen edhe më shumë peshën e dështimit. Zyrtarisht mund të jetë e mbyllur pasi edhe kontrata ishte një vjeçare për të bashkëpunuar me klubin dhe nuk besoj të ketë vazhdimësi.
Ju jeni trajner i Bylis B që u ngjit në të Parën por që për shkak të rrëzimit të ekipit të parë, do të duhet të rikthehet sërish në të Dytën. Ju vjen keq? Ne e kemi pasur të qartë që në fi llim të sezonit. Por besonim se me ekipin e parë do të qëndronim në Superiore. I kemi shkuar garës deri në fund me Bylis B. Patjetër që e kemi pasur objektiv ngjitjen. Një arsye që të ishim lojtarë të rinj. Pasi një pjesë e tyre aktivizohen te U19. Për qenë një urë lidhëse mes ekipit të parë. Nëse do të qëndronim me ekipin e parë në Superiore do të ishte një gjë shumë e mirë edhe për vetë lojtarët.
Cila do të jetë e ardhmja juaj? Deri në 31 maj e kam kontrata. Mendoj se do të jem pjesë e Bylisit. Do të marrë përsipër që të jem trajneri i parë. Por nuk dua të flas para kohe. Për ndërtimin e skuadrës do të shikojmë çfarë dalje do të kemi pasi lojtarët tanë janë me kontrata afatgjata.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













