50% e dueleve të fundit i kanë shkuar Dinamos, zbuloni parashikimin e “bookmakers”-ave për sfidën që vendos titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2026 | 22:57

50% e dueleve të fundit i kanë shkuar Dinamos, zbuloni parashikimin e “bookmakers”-ave për sfidën që vendos titullin

Egnatia kryeson kampionatin në Kategoria Superiore me 34 pikë, duke hyrë në këtë përballje si skuadra më në formë të momentit. Në krahun tjetër, Dinamo renditet në vendin e katërt me 27 pikë, duke mbetur në garë për pozitat e larta, por me një diferencë të dukshme nga kreu i tabelës. Forma e fundit e dy skuadrave tregon një trend të qartë.

egnatia dinamo

Në 6 ndeshjet e fundit të kampionatit, Egnatia ka arritur të marrë 3 fi tore, duke konfi rmuar vazhdimësinë dhe stabilitetin në rezultate. Ndërkohë, Dinamo ka kaluar një periudhë më të vështirë, duke pësuar 3 humbje në të njëjtën periudhë, një sinjal që tregon luhatje në performancë në javët vendimtare të sezonit. Megjithatë, historia e përballjeve direkte mes dy skuadrave tregon një ekuilibër më të madh sesa renditja aktuale.

Në 6 ndeshjet e fundit mes tyre, Egnatia ka humbur në 50% të rasteve ndaj Dinamos, çka tregon se dinamovitët kanë ditur shpesh t’i krijojnë probleme kryesuesve të kampionatit. Në aspektin e analizës statistikore dhe parashikimeve, modeli i të dhënave e sheh Egnatian si favorite për këtë ndeshje. Sipas projeksioneve, pritet një fi tore 2-0 për rrogozhinasit, duke u bazuar në formën aktuale, stabilitetin defensiv dhe efi kasitetin në ndeshjet e fundit.

Gjithsesi, futbolli mbetet i hapur dhe përballjet mes dy skuadrave kanë treguar shpesh se diferencat në letër nuk janë vendimtare në fushë. Dinamo do të kërkojë të reagojë dhe të rikthejë ritmin pozitiv, ndërsa Egnatia synon të konfi rmojë statusin e saj si pretendente kryesore për titull.

PANORAMASPORT.AL