ZYRTARE/ Vendim i papritur, klubi i Balllkanit ndërpret bashkëpunimin me trajnerin 45-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2021 | 11:52

ZYRTARE/ Vendim i papritur, klubi i Balllkanit ndërpret bashkëpunimin me trajnerin 45-vjeçar

Bekim Isufi nuk është më trajner i skuadrës së Ballkanit. Këtë lajm e ka bërë publike pikërisht klubi nga Suhareka me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” duke njoftuar opinionin publik për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin 45-vjeçar:

BEKIM ISUFI

Klubi i Superligës së Kosovës, nuk jep asnjë arsye të këtij “divorci” me Isufin, por me shumë mundësi e gjitha kjo mund të vijë pas humbjes që Ballkani pësoi në ndeshjen ndaj Gjilanit.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË BALLKANIT –

“??̈ ?????? ?????,

Ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërprej bashkëpunimin me Trajnerin Bekim Isufi.

Trajnerin e falenderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim.

Gjat ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik.

Na priftë e mbara Suharekë?⚫

?? ??????????

#fcballkani #forcaballkani #??

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"