ZYRTARE/ U mposht në fundjavë, klubi i Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin dhe emëron një emër të njohur në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2023 | 22:12

ZYRTARE/ U mposht në fundjavë, klubi i Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin dhe emëron një emër të njohur në Superiore

Një tjetër klub i Kategorisë së Parë bën ndryshim në pankinë. Klubi i Tërbunit, ka vendosur t’i japë lamtumirën trajnerit Alert Alcani, duke e larguar teknikun si pasojë e mungesës së rezultateve në ndeshjet e fundit.

alert alcani

Tërbuni u mposht nga Tomori në ndeshjen e kësaj fundjave me shifrat 2-1 dhe kjo humbje ka shtyrë drejtuesit që të mendojnë për ndryshimin, duke shpresuar që kjo të ndryshojë trendin e rezultateve që kanë çuar aktualisht pukjanët në vendin e 9 në renditje.

Më pas, me një tjetër njoftim në rrjetet sociale, klubi bëri të ditur se në pankinën e pukjanëve është emëruar Ramadan Ndreu, një emër shumë i njohur i cili ka drejtuar edhe në Kategorinë Superiore.

NJOFTIMI I TËRBUNIT

Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët pukjanë se ka arritur marrëveshjen me trajnerin e mirënjohur Ramadan Ndreu për të drejtuar ekipin deri në fund të sezonit me opsion rinovimi të kontratës dhe për një sezon tjetër nëse ekipi arrin objektivat e caktuar! Trajneri Ndreu ka një karrierë të pasur në trajningun e vendit tonë si në Kategorinë e Parë me ekipin e Kastriotit të Krujës por edhe në Superligë me ekipe si Kamza, Kukësi, Kastrioti dhe Laçi!

e8a95587-8e25-4f58-9b6b-4c340e1aa48a

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"