ZYRTARE/ Tjetër firo te Skënderbeu, futbollisti i radhës shpall “divorcin” me korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 14:25

ZYRTARE/ Tjetër firo te Skënderbeu, futbollisti i radhës shpall “divorcin” me korçarët

Pas Bekim Rexhepit dhe Leard Sadriut tani listës së të larguarve nga Skënderbeut i shtohet dhe Leonat Vitija.

Leonat Vitija

Mbrojtësi prishtinali ka zyrtarizuar vetë këtë “divorc” me anë të një “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram” duke shkruajtur fjalë lamtumire me korçarët që tashmë janë të rënë në Kategorinë e Parë.

“Faleminderit Skënderbeu. Faleminderit Korça për këto 3 vite të mrekullueshme! Ishte kënaqësi dhe privilegj që isha pjesë e këtij ekipi.”, shkroi Vitija.

Më parë 21-vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellat e Prishtinës dhe KEK-ut në Kosovë.

283743196_562758795221946_2354015307512953512_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"