ZYRTARE/ Tirana vendos, ja kush do e drejtojë ekipin në derbin e së premtes ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 19:16

ZYRTARE/ Tirana vendos, ja kush do e drejtojë ekipin në derbin e së premtes ndaj Partizanit

Tirana duket se do të jetë në derbin e së premtes ndaj Partizanit, pa një trajner kryesor në ekip.

emanuel egbo

Pas largimit të Julian Ahmatajt, klubi bardheblu ende nuk ka zgjedhur pasuesin e elbasanasit, edhe pse emrat janë të shumtë. Magani, Gega, Devolli, Starova, apo një rikthim i Memës, dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar.

“Panorama Sport” ndërkohë, mëson se do të jetë Emanuel Egbo, ai që do të drejtojë ekipin në derbi. Trajneri i portierëve te Tirana, është vënë provizorisht trajner i parë i ekipit, deri në një zgjedhje parësore nga klubi. Nuk është çudi, që Egbo të qëndrojë edhe deri në fund të dhjetorit si trajner i parë, për të menduar pastaj për një emër përfundimtar që do marrë “timonin” e anijes bardheblu.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë si do shkojë situata tek Tirana, por me shumë mundësi, në derbin e së premtes, do të jetë Egbo ai që do ketë “frenat” e ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"