ZYRTARE/ Shkumbini bëhet i frikshëm, Nica merr në skuadër ish-sulmuesin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2024 | 23:25

ZYRTARE/ Shkumbini bëhet i frikshëm, Nica merr në skuadër ish-sulmuesin e Kukësit

Shkumbini i Stavri Nicës nuk ka të ndalur në merkato! Peqinasit kanë realizuar një tjetër goditje “big”, duke prezantuar ditën e sotme, ish-sulmuesin e Kukësit, Jusuf Najara. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare.  

426935051_905835021542337_5856184225922772670_n

Me fanellën e verilindorëve, sulmuesi regjistroi 7 takime në Superiore, teksa tashmë do të kontribuojë për ekipin e Shkumbinit në Kategorinë e Dytë.  

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Ish i Kukësit mbërrin në Peqin
YUSUF Nayara në urdhërat e Nicës.
✅️Shkumbini po shfrytëzon çdo moment në merkato. Pas afrimeve pak ditë më parë një tjetër lojtar bëhet pjesë e shkumbinit.
✅️Këtë herë presidenti Kasa ka arritur të bindë një lojtar të superiores që të jetë pjesë e ekipit të Stavri Nicës për fazën e dytë.
⚽️Nigeriani 22 vjeçar Yusuf Nayara do ti bashkohet ekipit të shkumbinit në vazhdimësi.
⚽️Sulmuesi vjen nga ekipi i Kukësit nga kategoria Superiore teksa ka luajtur 7 takime
?Pritet që lojtari të jetë një goditje me vlerë për ekipin Peqinas duke shpresuar që nuk do të mungojnë golat prej tij.
?Presidenca dhe drejtuesit peqinas i urojnë mirëseardhjen Yusuf Nayara

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"