VIDEO/ Debutim si titullar me Astanën, Frenklin bën protagonistin në ndeshjen e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 21:53

VIDEO/ Debutim si titullar me Astanën, Frenklin bën protagonistin në ndeshjen e kampionatit

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Frenklin Namdi bëri debutimin ditën e sotme me skuadrën e Astanës në elitën e futbollit kazak.  

FRENKLIN ASIST

22-vjeçari u aktivizua titullar në triumfin 0-2 që skuadra e tij e re arriti në transfertë ndaj Turan. Frenklin ishte protagonist te goli i dytë i shënuar nga Kamara. Gjuajtja e nigerianit që spikati te Skënderbeu, shkoi në shtyllë, duke u shndërruar në një asist për shokun e skuadrës Kamara që tundi rrjetën.  

Franklin në këtë përballje qëndroi në fushë 70 minuta, duke bërë një paraqitje tepër dinjitoze në debutimin e tij me skuadrën e Astanës.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"