VIDEO/ Sezon fantastik, Pogradeci mund Valbonën në finale dhe shpallet kampion i Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 23:59

VIDEO/ Sezon fantastik, Pogradeci mund Valbonën në finale dhe shpallet kampion i Kategorisë së Dytë

Pogradeci ka arritur të fitojë finalen e Kategorisë së Dytë, duke mundur me shifrat përfundimtare 0-1 Valbonën dhe në këtë mënyrë, shpallet kampion i Kategorisë së Dytë.

bandicam 2024-05-10 18-01-52-609

Pogradeci ka arritur të fitojë finalen e Kategorisë së Dytë, duke mundur me shifrat përfundimtare 0-1 Valbonën dhe në këtë mënyrë, shpallet kampion i Kategorisë së Dytë.

Golin e vetëm për pogradecarët e shënoi Danladi në minutën e 64-t, duke u bërë në një farë mënyre edhe heroi i të tijve. Një arritje e madhe për klubin, që zhvilloi një sezon fantastik nën drejtimin e trajnerit Samuel Nikaj që u shpërblye në fund edhe me trofeun e Kategorisë së Dytë.

Një sezon mjaft të mirë zhvilluan edhe tropojanët, që edhe pse humbën dhe nuk arritën të fitonin dot trofeun, përsëri kanë dalë të parët të Grupit A dhe e kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin tjetër.

REZULTATI | VALBONA-POGRADECI 0-1

64′ Danladi

GOLI I DANLADI 0-1 (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

VALBONA: Birja; Mashi, Lushaku, Mziu, Ymeri, Kovaci, Lemçe, Farruku, Krasniqi, Zeqiraj, Joti | Trajner: Gega Emiljan

POGRADECI: Baci; Ivani, Hysenllari, Pura, Peqini, Kazem, Qeleshi, Kendezi, Pengu, Danladi, Rapo | Trajner: Samuel Nikaj

a6ba88ed-83f9-4930-8d92-6067b600a1d3

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"