Gola dhe penallti, shikoni statistikat e javës së 35-të të Superligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 17:51

Gola dhe penallti, shikoni statistikat e javës së 35-të të Superligës

*Vetëm 7 gola kanë sjellë 5 ndeshjet e javës së 35-të të Superiores. Dhe gati gjysma e tyre, 3 gola, u shënuan vetëm në një ndeshje, Erzeni-Teuta 0-3. Ndeshja e vetme ku nuk pati asnjë gol ishte “klasikja” Tirana-Vllaznia, 0-0.

Abissnet-superiore

* Pesë skuadra nuk arritën ta gjenin rrugën e rrjetës këtë javë. Përveç Kukësit dhe Erzenit, që kanë rënë në Kategorinë e Parë, nuk shënuan as Tirana, Vllaznia dhe Dinamo.

* Tri penallti u akorduan nga gjyqtarët në këto 5 ndeshje. Dy prej tyre u kthye në gol nga Rashica i Skënderbeut dhe Gjini i Teutës, ndërsa Skuka i Partizanit gaboi në Kukës (priti portieri).

*Dy kartonë të kuq janë dhënë në 5 ndeshje dhe konkretisht për Aleksin e Egnatias dhe Sadikin e Erzenit.

*Tri skuadra janë në të njëjtën kuotë pikësh, kur kanë mbetur edhe 90 minuta nga mbyllja e kampionatit të rregullt. Tirana, Dinamo dhe Teuta kanë nga 47 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"