Analiza/ Nojer, në makthet e Kahnit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 15:01

Analiza/ Nojer, në makthet e Kahnit

Bajern Mynih dështoi të shkojë në finalen e “Uemblit”. Pengesa Real Madrid rezultoi e pakalueshme për Herri Kejn me shokë. Ata nuk ia dolën të ruanin avantazhin. Sulmuesi Hoselu, edhe me “ndihmën” e Nojerit, finalizoi përmbysjen e madhe. Më poshtë po ju prezantojmë 3 pikat thelbësore që ndikuan te eliminimi i Bajernit.

hjjjjjj

MAKTHET E VJETRA – Në Botërorin e vitit 2002, portieri legjendar i “pancerave”, Oliver Kahn, zhvilloi një kompeticion të jashtëzakonshëm, por në duelin kundër Brazilit, i shpëtoi topi nga duart duke u kthyer nga “engjëll në djall”. Përafërsisht e njëjta skenë i ndodhi edhe Nojerit. Gafa në grushtimin e topit, ndikoi që Hoselu ta kishte “lojë fëmijësh” goditjen drejt katërkëndëshit të zbrazur. Aty ku nuk pritej, Bajerni u ndëshkua, ndërsa eksperienca e Nojerit “u fik” në minutat vendimtare.

ZËVENDËSIMET E TUHELIT – Shumë analistë dhe media gjermane e më gjerë i kanë kritikuar së tepërmi zgjidhjet e trajner Tuhel për të larguar nga fusha e blertë Herri Kejn, Musiala dhe Sane në minutat finale. Bavarezët nuk e kishin të sigurtë kualifikimin, komponent se 50-vjeçari duhet të ishte treguar më i matur me zëvendësimet. Largimi i Kejn e la ekipin pa pikë reference në fazën ofensive. Shpesh herë u desh që De Ligt dhe futbollistët me karakteristika difensive të ushtronin presion dhe të godisnin portën mike. Gjithsesi, pas ndeshjes Tuhel u përpoq ta justifikonte arsyen e zëvendësimeve. Inkuadrimi i Kim, Myler dhe Çupo-Moting nuk solli asnjë rrezikshmëri në adresim të madrilënëve, edhe pse në plan të parë kishte si synim mbrojtjen e rezultatit, sesa kërcënimin e kuadratit të mbrojtur nga Lunin.

NDIKIMI I ARBITRIT – Kryesori Simon Marçiniak u bë faktor vendimtar në rrjedhën e ndeshjes. Jo pa të drejtë një sërë përfaqësuesish nga pala e Bajernit u ankuan mbi vendimet e arbitrit. Vijërojtësi ngre flamurin lart, sinjalizim i cili ndikoi që Marçiniak ta ndalte lojën, ndërsa gjermanët ishin në aksion e sipër, aksion i cili përfundoi me gol. Por ky ndalim i çuditshëm i lojës, e bëri të pamundur përfshirjen e sistemit “VAR”. Në bazë të shqyrtimeve të mëvonshme, rezulton si goli është i rregullt. Marçiniak dhe anësori i kërkuan ndjesë publiku ekipit bavarez, por që nuk vlen mbi fatet e takimit, pasi gjithçka është “kopsitur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"