Joviç dhe Hernandez, Milani synon dy rinovime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 17:12

Joviç dhe Hernandez, Milani synon dy rinovime

Me Bajernin që kërkon ta blejë, Teo Hernandez është një nga ata që te Milani nuk duan ta humbin. Klubi kuqezi, raporton “SKY”, po konsideron t’i ofrojë një zgjatje të kontratës me tre vite.

teo hernandez

Aktualisht është i lidhur deri në vitin 2026 me “Djallin”, por synohet një zgjatje e bashkëpunimit me pagën prej 4.5 milionë neto që do të rritej, e plotësuar me bonuse të lehta për t’u arritur. Afati i ri do të ishte 2028, me palët që do të nisin bisedimet pas përfundimit të sezonit.

Milani synon gjithashtu të zgjasë aventurën e Luka Joviç madje thuhet se kanë nisur diskutimet me agjentin e tij dhe ka optimizëm. Ish-lojtari i Realit, ka kontratë deri më 30 qershor, por përgjigjet që ka dhënë sivjet duket se e kanë bindur klubin për ta mbajtur në organikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"