Benzhamë Pavar: Kurrë nuk kam parë festë si kjo e Interit, u talla me francezët e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 14:26

Benzhamë Pavar: Kurrë nuk kam parë festë si kjo e Interit, u talla me francezët e Milanit

Shumë u befasuan nga fakti që një kampion bote që po shkëlqente me Bajernin e Mynihut vendosi të linte Gjermaninë për të nisur një aventurë në Itali me Interin.

1200-L-inter-milan-les-nerazzurri-ont-vcu-un-transfert-difficile-avec-pavard-et-se-payent-nouveau-lukaku

Benzhamë Pavar nuk pati frikë dhe ia doli që në sezonin e parë. Në një intervistë për mediat italiane, francezi tregon rrugëtimin drejt titullit, dashurinë për ngjyrat zikaltër dhe batutat me francezët e tjerë të Milanit.

INZAGI- “Meriton shumë komplimente për punën e bërë si nga ana e tifozëve ashtu edhe nga skuadra. Ishte e rëndësishme që ne lojtarët ta brohorisnim emrin e tij në fillim. Ylli i dytë erdhi falë punës së të gjithëve, por është ai trajneri. Ka bërë gjithçka ashtu siç duhet”.

PLAYSTATION- “Më kujtohet kur zgjidhja Interin vite më parë. Ishte skuadër e fortë. Adriano kishte një goditje të frikshme dhe shpeshherë e shfrytëzoja për të fituar ndeshjet. Basketbolli? Nëna donte të më angazhonte në basketboll, por dëshira ime e madhe ishte vetëm futbolli. Ishte një moment i vështirë për mua. Kur të kem fëmijë, nuk do t’i këshilloj fare për rrugëtimin që duhet të bëjnë në jetë. Secili zgjedh të bëjë atë që ka më shumë dëshirë”.

FESTA- “Festë të tillë nuk më kishin parë ndonjëherë sytë. Deri diku në Shtutgart për ngjitjen në Bundesligë. Te Bajerni i Mynihut kishte më pak festë sesa këtu. Por edhe Botërori me Francën shkaktoi një emocion dhe festë gjigante. Megjithatë, autobusi aty ecte më shpejt. Nuk na u deshën 8 orë si në Milano”.

FRANCEZËT E MILANIT- “Përpara ndeshjes së derbit nisa të tallesha dhe të bëja shaka me ta duke iu thënë se do të shpalleshim kampionë pikërisht ndaj Milanit. Jemi miq të mirë, por derbi është derbi. Në fushën e lojës me Teon u përballa disa herë me duar e me këmbë. I tillë është futbolli, të vendos edhe përpara miqve”.

LARGIMI- “Kisha fituar gjithçka me Bajernin dhe kuptova se ishte momenti për të ndryshuar dhe për të nisur një tjetër aventurë. Në moshën 27-vjeçare doja diçka të re pas 7 vitesh në Gjermani. Doja të njihja Italinë, të jetoja pasionin e Serisë A. Pastaj këtu është edhe pjesa taktike. Në Bavari luaja si anësor, ndërsa këtu jam qendërmbrojtës. Ky është roli që më pëlqen më shumë. Kisha luajtur edhe më parë në mbrojtjen me 3, por Inzagi më jep shumë lirshmëri. Më përpara bëhej fjalë vetëm për të mbuluar hapësirat, ndërsa këtu është vrap i vazhdueshëm drejt sulmit. Duhet të dalim shpesh, të krijojmë hapësirë, të kombinojmë me mesfushorin”.

GOLI I PARË- “Ende nuk kamshënuar, por do të më pëlqente që ta bëja në derbi. Por do të ishte bukur edhe në një Inter Juventus”.

INTERIST- “Shprehja Benji Interisti lindi në avion kur po vijapër në Milano. Isha në bisedimeme një shok. Kisha bërë gjithçkapër t’u larguar nga Bajerni. Dojavetëm Interin që po më vëzhgonte prej kohësh”.

LAUTARO- “Përveç se është njëlider dhe një lojtar i madh ështënjë njeri i jashtëzakonshëm. Shpresoj të qëndrojë sa më shumëkohë me Interin”.

TAKTIKA- “Inzagi është i çmendur. Nuk nënvlerëson asgjë. Kyështë mentaliteti i tij që e ka bërëfitues. Për këtë arsye të gjithë endjekin. Punon shumë me detajet. Kuptohet se si tërbohet atynë pankinë. Në fillim e shihjame çudi, sepse kurrë nuk kishaparë një trajner të tillë. Pastaje kuptova. Pas fitores së titullit kampion na tha se duhet tëvazhdojmë kështu”.

E ARDHMJA- “Ne nuk duhettë vëmë limite. Duhet të jemikampionët e Italisë edhe për sezonet e ardhshme, duke e diturgjithsesi që është shumë e vështirë për t’u konfirmuar. Në vitete fundit në Itali kampioni kandryshuar shpesh. Por ne jeminë rrugën e duhur. Kemi tifozëtë mrekullueshëm si në San Siroashtu edhe në transfertë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"