Ndeshja vendimtare e kampionatit, Teuta hap dyert e stadiumit për tifozët durrsak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 16:52

Ndeshja vendimtare e kampionatit, Teuta hap dyert e stadiumit për tifozët durrsak

Teuta do të luajë një takim shumë të rëndësishëm të shtunën pasdite kundër Dinamos në “Niko Dovana”, takim i vlefshëm për javën e 36-të të Abissnet Superiore, si dhe të fundit.

441868392_948739217253918_5667813388380416966_n

Durrsakët ndodhen në vendin e gjashtë të renditjes, vetëm 1 pikë larg Skënderbeut që ndodhet në të katërtin, vend që të çon automatikisht në “Final 4”. Pikërisht kjo është ëndrra e madhe e Edi Martinit dhe ekipit të tij që do të bëjnë maksimumin për ta arritur.

Mbështetja në stadium duhet të jetë maksimale, dhe pikërisht për këtë arsye, klubi durrsak përmes një deklarate, ka njoftuar se dyert e stadiumit do të jenë të hapura, pra çdo tribunë do të jetë falas për publikun e saj.

NJOFTIMI

bandicam 2024-05-10 16-50-48-511

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"