Derbi Tirana-Partizani/ Përballja e shifrave, sulmi më i fortë sfidon mbrojtjen më të fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 22:08

Derbi Tirana-Partizani/ Përballja e shifrave, sulmi më i fortë sfidon mbrojtjen më të fortë

Partizani dhe Tirana për të dytin sezon radhazi janë së bashku në garë për titullin kampion, por ndryshe nga vjet, kur e mbyllën sezonin me pikë të barabarta, rrugëtimi i këtij viti ka më shumë disbalanca. Mund të themi se numrat tregojnë për dy skuadra të kundërta.

TIRANA-PARTIZANI

Nisim nga mbrojtja, ku Tirana renditet si e dyta më e dobët, me 46 gola të pësuar. Vetëm Kukësi i vendit të fundit ka pësuar më shumë sesa bardheblutë. Nga ana tjetër, Partizani është difensiva më e mirë, me vetëm 28 gola të pësuar.

Në sulm janë bardheblutë, që baraspeshojnë gjërat, pasi kanë shënuar plot 52 gola dhe janë sulmi më i mirë. Partizani ka shënuar 43 gola gjithsej, larg rivalëve të qytetit dhe Egnatias (50). Në këtë aspekt mund të themi se ky është derbi i shifrave të kundërta, ku mbrojtja më e mirë ndeshet me sulmin më produktiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"