Mançester Junajtid kushton 5 miliard, bëhet klubi më i çmuar në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 19:30

Mançester Junajtid kushton 5 miliard, bëhet klubi më i çmuar në botë

Sipas një studimi të ri të statisticienëve të “Sportico”, Mançester Junajtid është klubi më i çmuar i futbollit në botë, pavarësisht vështirësive të “Djajve” në menaxhim këto vitet e fundit. Vlera e tyre thuhet se është gati 5 miliardë paund, me studimin e mbi 50 klubeve më të çmuara në botë që e llogarit vlerën e tyre në 4.96 miliardë paund (6.2 miliardë dollarë).

mancester junajtid

Junajtid është një nga gjashtë skuadrat e Premier Ligës në “top 20”, me skuadrën e Realit të Madridit: 4.85 miliardë paund (6.06 miliardë dollarë) dhe Barcelonën: 4.23 miliardë paund (5.28 miliardë dollarë) që plotësojnë podin.

Renditja vijon me Liverpul: 4.09 mld paund (5.11 mld $); Bajern 3.84 mld paund (4.8 mld $), Siti 3.80 mld paund (4.75 mld $), PSG 3.24 mld paund (4.05 mld $).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"