Pritet zyrtarizimi! Interi kalon te amerikanët, që kanë gjetur menjëherë blerës të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 17:41

Pritet zyrtarizimi! Interi kalon te amerikanët, që kanë gjetur menjëherë blerës të ri

Interi tashmë po bëhet gati që të ndryshojë pronësi, duke kaluar nga “Sunning” dhe familja Zhang, te fondi i investimeve amerikan “Oaktree”. Kinezët nuk kanë shlyer detyrimet për huanë që morën nga ky fond në vitin 2021 dhe sot skadon data e fundit e afatit për pagesën.

inter

Që nga dita e nesërme, Oaktree mund të plotësojë dokumentacionin dhe në bazë të marrëveshjes do të deklarojë se ka marrë në pronësi kompaninë “Grand Tower”, atë nëpërmjet të cilës Zhang kontrollon Interin. Pritet që brenda dy ditëve të ardhshme të zhvillohet një asamble e re e ortakëve dhe do të krijohet një bord i ri drejtuesish.

“Corriere Dello Sport” ka mësuar se Oaktree në fakt nuk ka ndër mend të mbajë zikaltrit dhe ndërkohë ka punuar për të gjetur një blerës për ta. Fondi amerikan do të përfitonte brenda një periudhe të shkurtër një shumë të konsiderueshme me shitjen e Interit dhe raportohet se të interesuarit për të blerë klubin e saposhpallur kampion të Italisë, mund të jenë arabë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"