E pabesueshme me Zoran Zekiç! Trajneri që braktisi Partizanin shkarkohet nga Osijek pasi e kualifikoi në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 22:22

E pabesueshme me Zoran Zekiç! Trajneri që braktisi Partizanin shkarkohet nga Osijek pasi e kualifikoi në Europë

Zoran Zekiç është përsëri i papunë! Trajneri i cilik nisi sezonin me Partizanin dhe pastaj la punën në mes me të kuqtë për të ndihmuar Osijekun, ekipin e tij të zemrës në Kroaci, është shkarkuar sot nga klubi kroat.

Zekic

Lajmi i pabesueshëm është përhapur sot nga mediat kroate, të cilat kanë mësuar vendimin që u mor nga drejtuesit vetëm një ditë pasi Osijeku fitoi 2-0 ndaj Rijekës që luftonte për titullin deri pak javë më parë dhe praktikisht i siguroi klubit pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës në edicionin e ardhshëm.

Por sot drejtori sportiv Zhoze Boto, i ka komunikuar trajnerit shkarkimin, duke e larguar teknikun i cili u largua nga Shqipëria me qëllimin që të ringrinte klubin pas një fillimi të dobët të kampionatit. Mediat kroate aludojnë se vendimi ka ardhur pasi Zekiç nuk cilësohej në lartësinë e duhur për të kthyer Osijekun mes pretendenteve për titull.

Trajneri do të drejtojë ekipin edhe në ndeshjen e fundit ndaj Varazhdin dhe pastaj do të jetë i lirë të vazhdojë karrierën e tij në një klub tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"