1,3 gola çdo 90 minuta, mbrojtja halli i Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 17:31

1,3 gola çdo 90 minuta, mbrojtja halli i Milanit

Kundër Torinos erdhi një tjetër konfirmim i gjendjes katastrofike të fazës mbrojtëse të Milanit. Dëshmia e problemit është dërrmuese dhe pasojat janë gjithashtu të dukshme. Nëse “Djalli” i ka përshëndetur shumë shpejt të gjithë objektivat njëri pas tjetrit, kjo është për shkak të sasisë së golave të pësuar.

milanh

PËRGJEGJËSIA- Ndeshja në Torino ishte e disata e sezonit të kuqezinjve që u shfaq fëmijëve dhe adoleshentëve në sektorin e të rinjve se çfarë s’duhet bërë kur ekipi mbrohet. Repertori i plotë, si zakonisht kishte pak vëmendje kolektive për zhvillimin e veprimeve të kundërshtarit, amnezi individuale që janë tragjike në efektet e tyre dhe absurde duke pasur parasysh aftësitë e interpretuesve.

Pioli, në një skuadër që po udhëton me një mesatare sezonale prej 1.3 gola të pësuar për ndeshje (66 në 51 ndeshje) padyshim që ka përgjegjësitë e tij, por është e vështirë ta lëmë atë vetëm mes të akuzuarve kur të dy qendërmbrojtësit vendosin, kush e di pse, për të markuar njëkohësisht një kundërshtar pa u interesuar për tjetrin. Ose lejojnë krosime të lexueshme, duke besuar se janë më të mirë brenda zonës dhe më e keqja është se gabimet janë të njëjtat ndërkohë që interpretuesit, kanë ndryshuar nga ndeshja në ndeshje.

E DHËNA – Ka një të dhënë veçanërisht të rëndësishme që tregon se si ndeshja në Torino ishte e nënta e sezonit në të cilin Milani pësoi të paktën tre gola. Me radhë kronologjike: 5 nga Interi, 3 nga PSG-ja, 3 nga Dortmundi, 3 nga Atalanta, 4 nga Monza, 3 nga Ren, 3 nga Sasuolo, 3 nga Xhenoa dhe 3, natyrisht, nga Torino. Kjo, me 46 gola në 37 ndeshje, është e dhëna më e keqe për golat e pësuar në kampionat nën drejtimin e Piolit (si në 2019-2020, kur megjithatë trajneri sapo mori komandën e ekipit). Për ta gjetur më keq, duhet të ktheheni në sezonin 2014-15 kur golat e pësuar ishin 49. Trajneri i ardhshëm i kuqezinjve do të ketë për detyrë të ulë sërish qepenin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"