TENIS/ Turneu ndërkombëtar i Italisë, Xhokoviç goditet me bidon në kokë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 22:05

TENIS/ Turneu ndërkombëtar i Italisë, Xhokoviç goditet me bidon në kokë (VIDEO)

Një episod i shëmtuar ka ndodhur në fund të ndeshjes së tenisit ndërmjet Novak Djokovic dhe francezit Moutet në turneun ndërkombëtar të Romës, takim i fituar nga serbi me rezultatin 2-0 (6-3, 6-1).

novak

Ndërkohë që numri një i botës po dilte nga fusha qendrore e dhe po jepte autografe për tifozët, një shishe uji e hedhur nga tribuna e goditi në kokë, duke e bërë të rrëzohej në tokë për disa sekonda.

Një dëmtim në kokë për Nolen, që i shkaktoi një gjakderdhje të lehtë, për transportuar më pas në qendrën mjekësore për trajtim. Nga rishikimi i incidentit, duket se serbi është goditur pa dashje nga shishja e ujit që ka dalë nga çanta e shpinës së një personi që ishte përkulur për të marrë autografin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"