Statistikat interesante/ Myrto Uzuni, sulmuesi që di të mbrojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 21:32

Statistikat interesante/ Myrto Uzuni, sulmuesi që di të mbrojë

Myrto Uzuni ka shënuar 11 gola në La Liga deri tani, por sulmuesi nuk mendon vetëm për këtë, por edhe të mbrojë. Beratasi i Kombëtares shqiptare është mes lojtarëve sulmuesë që mendon edhe për prapavijën.

UZUNIIII

Uzuni është i shtati në renditjen e 5 kampionateve elitarë të kontinentit në raportin e publikuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport. Të dhënat statistikore në fazën mbrojtëse dhe presioni i ushtruar nga kundërshtarëve ka bërë që Myrto Uzuni të vlerësohet me 79.2 pikë. Renditja udhëhiqet nga koreanojugori i Totenhemit, Son.

Në këtë klasifikim të veçantë janë përfshirë sulmues të cilët janë aktivizuar të paktën 1200 minuta deri më datën 1 Maj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"