E mbyllën sezonin me 21 ndeshje pa humbje, trajneri Nikaj: Sot hoqa një apartament mbi shpinë, me disa përforcime Pogradeci ngjitet në… Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 22:19

E mbyllën sezonin me 21 ndeshje pa humbje, trajneri Nikaj: Sot hoqa një apartament mbi shpinë, me disa përforcime Pogradeci ngjitet në… Superiore

Pogradeci i Samuel Nikajt, arriti të shpallej kampion i Kategorisë së Parë, teksa mposhti Valbonën në finale me rezultatin 1-0. Në përfundim të sfidës dhe festës, trajneri shkodran i skuadrës liqenore, në prononcimin e dhënë për “MCN” u shpreh:

nikaj  

“Jam i lumtur realisht, për mua ky sukses është pak, sepse kam dalë 3 herë kampion në Kategorinë e Parë, për qytetin është shumë. Kam ardhur për respekt të Nesti Binishit, më dha mundësinë për herë të dytë se vjet dështova. Pogradeci është qytet i qetë, që të le mundësi për të punuar. 21 ndeshje pa humbje. Ndeshja në Gjirokastër ishte shumë delikate, me një ambient të acaruar. Vjet skuadra bënte futboll më të bukur, por sivjet zgjodha ustallarët e Kategorisë së Dytë.  

Kjo kategori ka më shumë menaxhim se futboll. Edhe në Gjirokastër, skuadra e menaxhoi mirë rezultatin. Jemi skuadër e punuar.  

Është shumë herët, sot hoqa një apartament mbi shpinë. Në qoftë se objektivat e mia janë sinkron me të klubit, do të qëndroj, pse mos ta vazhdoj. Të bëhem trajner që rri 3 vite në një klub. Të shikojmë është shumë shpejt.  

Si trajner kam pasur fat, kam provuar të 3 kategoritë, në Kategori të Parë kam pasur më shumë sukses, sa më poshtë të luash, aq më vështirë është. Me disa përforcime, mund të jemi kandidat edhe për t’u ngjitur në Superiore.

Këtë sukses ia dedikoj kryetarit të Bashkisë dhe Nesti Binishit, çunave, por edhe tifozëve të Pogradecit, që na kanë mbështetur. Shkodra ka trajnerë shumë të mirë, Cungu, Martini, Plori. Kemi bërë mirë ndër vite, është kënaqësi edhe për ne, por edhe për tifozët shkodranë. Jemi ambasadorë të Shkodrës në qytete të tjera, kam qenë edhe në Kosovë, për shumë vite”, u shpreh Nikaj.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"