VIDEO/ Forma e shkëlqyer e Seferit, sulmuesi bën sërish protagonistin në Arabi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 21:55

VIDEO/ Forma e shkëlqyer e Seferit, sulmuesi bën sërish protagonistin në Arabi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi vijon të shfaqet protagonist me ekipin e Bani Jas në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Seferi

27-vjeçari regjistroi asistin numër 4 sezonal në takimin përballë Al Sharjah. Skuadra e tij u mposht me shifrat 2-3, teksa futbollisti i kombëtares shqiptare prodhoi një moment të rëndësishëm në minutën e 53-te.  

Seferi, i cili ndodhej në limitet e zonës së 16-metrave shërbeu për Alvarez, i cili goditi fort në mënyrë të menjëhershme për të ndalur topin në trekëndëshin e portës. 

Ish-sulmuesi i Tiranës, luajti një rol kyç në rrugëtimin kualifikues të Shqipërisë drejt Europianit, ku shënoi edhe dy gola në 7 ndeshjet që u aktivizua. 

Seferi ka pasur një sezon mjaft produktiv në aspektin personal teksa te klubi i tij, ku në 21 ndeshje të luajtura ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 4 asiste. 

ASISTI I SEFERIT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"