Bellingam do të luajë në finalen e Champions-it përballë ish-skuadrës, anglezi: Një gol si Zizu në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 18:06

Bellingam do të luajë në finalen e Champions-it përballë ish-skuadrës, anglezi: Një gol si Zizu në finale

Mesfushori i Realit të Madridit, Xhud Bellingam, siguroi se përmbysja e ekipit të tij kundër Bajernit të Mynihut në minutat e fundit për t’u kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve nuk ka qenë një rastësi. Ai e ka shpjeguar këtë gjë me “karakterin” e këtij klubi dhe përfaqëson një “përmbledhje” të sezonit të tyre.

bellingam

“Karakteri është ai që me një fjalë përmbledh takimin kundër Bajernit. Në një farë mënyre është fotografia e sezonit tonë. Ne jemi një skuadër me një bollëk cilësie dhe talenti që shfaqen pikërisht atëherë kur nevojiten më shumë. Por ka ndeshje si ajo kundër Bajernit ku ndihet sikur jemi jashtë, por më pas vijnë lojtarë nga stoli dhe mund të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe na japin fitoren”, tha Bellingam. Më tej ai ka vijuar: “Është një ëndërr e realizuar. Një nga djemtë sapo tha: ‘Nëse do t’ju kisha thënë në fazën përgatitore, a do të më kishit besuar? Me siguri jo’. Jam pak i emocionuar, pak i befasuar akoma. Ndoshta d

o të më duhet pak kohë për të asimiluar gjithçka”. Viti i parë në Madrid, dy trofe në xhep dhe finalja e parë në Champions. Dhe sigurisht dëshira për ta fituar këtë trofe përballë ish-Dortmundit të tij. “Është çmenduri. Nuk mund ta besoj. Mund të ndodhte vetëm kështu. Finalja ime e parë. Në Angli, kundër Dortmundit. Merita shkon dhe për ta, ata e meritojnë vendin e tyre në finale. Do të jetë mirë të shohësh disa miq të vjetër”, tha ai. Dhe ëndrra e madhe një gol allaZidan, si ai i francezit kundër Leverkusenit.

“Zidan është frymëzimi im dhe do të doja të bëja atë që bëri në finalen e Champions-it me Madridin kundër Leverkusenit. Jam shumë i lumtur, familja ime ishte këtu dhe kjo e bën edhe më të ëmbël. Do të jetë emocionuese të luaj finalen time të parë të Champions-it me Realin e Madridit. Dhe pse jo ta vendosja unë me një gol, ashtu siç bëri idhulli im”, ka komentuar ai

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"