Pas Teutës edhe Vllaznia merr të njëjtin vendim, në përballjen me Skënderbeun dyert e stadiumit “Loro Boriçi” do të jenë të hapura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 19:17

Pas Teutës edhe Vllaznia merr të njëjtin vendim, në përballjen me Skënderbeun dyert e stadiumit “Loro Boriçi” do të jenë të hapura

Vllaznia do të luajë ditën e nesërme në orën 16:00 kundër Skënderbeut, takim i vlefshëm për javën e 36-të dhe të fundit të Abissnet Superiore për këtë sezon.

LORO BORICI

Klubi shkodran ka vendosur t’i bëjë një dhuratë tifozerisë së tij, në këtë takim të fundit pas 35 ndeshjeve përkrahje nga këta të fundit, si në Shkodër por po ashtu edhe në transferta. Kuqeblutë kanë vendosur që takimi kundër korçarëve të luhet me dyer të hapura, pra hyrja në “Loro Boriçi” do të jetë falas për dashamirësit shkodranë por jo vetëm.

Një vendim të njëjtë mori edhe ekipi i Teutës, pas orë më parë duke shpresuar që në këtë mënyrë, përveç se t’i shpërblejë sa do pak tifozët e saj për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë sezonit, por edhe si stimul që të jenë sa më shumë të pranishëm në stadium për të përkrahur ekipin e tyre.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"