VIDEO/ Vazhdon magjia e “Neverlusen”, skuadra e Çabi Alonsos barazon në shtesë dhe mbetet e pamposhtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 21:24

VIDEO/ Vazhdon magjia e “Neverlusen”, skuadra e Çabi Alonsos barazon në shtesë dhe mbetet e pamposhtur

Bajer Leverkuseni vazhdon të mbajë nofkën “Neverlusen” që i është vënë pasi nuk po njeh humbje në këtë sezon, ndonëse shpeshherë pathyeshmërinë ia kanë shpëtuar gola të shënuar në shtesë. Kështu ka qenë edhe sot, kur skuadra e Çabi Alonsos ka barazuar me shifrat 2-2 ndaj Shtutgarti.

0a76b104-d71c-4cac-af3c-72723b056f09

Miqtë kaluan në avantazh në fillimin e pjesës së dytë me Fyhrish dhe pastaj dyfishuan rezultatin me Undav, duke bërë të mendohej se seria e pandalshme e Leverkusenit sot do të merrte fund.

Adli shkurtoi diferencën për ekipin e tij që pastaj sulmoi me të gjithë forcat për të gjetur rezultatin pozitiv. Në fund, goli i barazimit erdhi në minutën e 6 shtesë të ndeshjes, kur Andrih çoi sferën në rrjetë për të mbajtur të pamposhtur ekipin në këtë sezon mbresëlënës rekordesh të kampionëve të Gjermanisë.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"