VIDEO/ El Kabi shkëlqen me 5 gola, Olimpiakosi “shkërmoq” Aston Vilën! Finale italo-greke në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 23:37

VIDEO/ El Kabi shkëlqen me 5 gola, Olimpiakosi “shkërmoq” Aston Vilën! Finale italo-greke në Ligën e Konferencës

Olimpiakosi i Pireut është finalisti i dytë i Uefa Conference League. Skuadra greke eliminoi Aston Vilën duke i mposhtur në të dyja ndeshjet. Bardhekuqtë triumfuan me rezulatin 2-0 në sfidën e mbrëmjes së sotme, ndërkohë që në Angli triumfuan me rezultatin me shifrat 2-4.  

GNKi_J1WgAEwyzh

Protagonist absolut në të dyja duelet ishte sulmuesi El Kabi, që realizoi në total plot 5 gola, 2 prej të cilave mbrëmjen e sotme.  

Kështu, Olimpiakos shkon në finale, aty ku do të përballet me Fiorentinën me 29 maj në një duel italo-grek.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"