VIDEO/ Momente tensioni në duelin e Ligës së Europës! Granit Xhaka përplaset me Mançinin! Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 23:45

VIDEO/ Momente tensioni në duelin e Ligës së Europës! Granit Xhaka përplaset me Mançinin! Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Momente tensioni u regjistruan në duelin gjysmëfinal të Ligës së Europës mes Bajern Leverkusen dhe Romës në sfidën që përfundoi me rezultatin 2-2. 

-900-0-1715285892xxhaka-268

Në minutën e 19-të pati një përplasje ku protagonistë ishin Granit Xhaka dhe mbrojtësi Mançini. Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili shquhet për grintën e tij, nuk iu drodh fare qerpiku teksa u përplas kokë me kokë me futbollistin italian.

Momenti i tensionit mes Xhakës dhe Mançinit, u fokusua edhe nga kamera, teksa një foto speciale ku shihen të dy futbollistët fytyrë më fytyrë është duke bërë xhiron e rrjetit, teksa nxjerr edhe njëherë në pah gjakun shqiptar të Xhakës. Për më tepër shikoni pamjet:  

MOMENTI I TENSIONIT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"