Pikantet e Bylis-Elbasani/ Verdheblutë festojnë me titullin, kremtimet u spostuan nga fusha në shesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 11:09

Pikantet e Bylis-Elbasani/ Verdheblutë festojnë me titullin, kremtimet u spostuan nga fusha në shesh

Nëntë maji ka qenë ditë feste për Elbasanin. “Panorama Sport” ju paraqet disa nga të veçantat e mbylljes së kampionatit të Kategorisë së Parë:

rhfgj

– Orari jo shumë i përshtatshëm privoi mbushjen e stadiumit, pasi të pranishëm kishte vetëm 6 mijë tifozë, ndërkohë që pritshmëritë ishin për më shumë. Të pranishëm ishin edhe ultrasit e Vllaznisë, të cilët njihen për miqësinë që kanë me ata të Elbasanit.

– Para startit të sfidës ka një minikoncert të organizuar nga ana e klubit verdheblu, ku fillimisht performon banda frymore e qytetit. Më pas, disa fëmijë të kopshteve, veshur me ngjyrat verdheblu, kërcyen nën ritmet e këngës së Elbasanit.

– Gjatë kohës kur ekipet po kryenin takimet e rastit para sfidës, tifozët e Elbasanit ndezën flakadanët, duke krijuar një re tymi.

– Më në fund, stadiumit i vendoset fizikisht edhe emri “Elbasan Arena”, nën ngjyrat verdheblu. Pas 10 vitesh “pa emër” tani ky stadium ka emrin e tij.

– Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mbërrin me vonesë në stadium. Pikërisht në minutën e 25-të. Mesa duket, i sjell fat skuadrave, sepse dy minuta më pas Bedri Greca kalon verdheblutë në avantazh, ndërsa më pas Peralta barazon shifrat.

– Xheferson provokon tifozërinë e Elbasanit në momentin e golit, duke u drejtuar nga ata. Në këtë moment një tifoz hyn në fushë, por neutralizohet në kohë nga stjuardët.

– Në fundin e pjesës së parë portieri Klajdi Kuka shkon të takojë Klevi Totoshin dhe t’i jepte disa direktiva, më së shumti për të ruajtur qetësinë.

– Na momentin që Ardit Hoxhaj shënon golin e fitores, disa tifozë hyjnë në fushë. Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e stjuardëve bëri që të tërhiqeshin dhe të luheshin minutat e mbetura të ndeshjes.

– Gjatë ceremonisë së dhënies së trofeut, tifozët hyn në fushë, duke “prishur” në njëfarë mënyre edhe festën zyrtare. Në fund presidenti Armand Duka largohet i rrethuar nga stjuardët.

– Pas përfundimit të festës në stadium, tifozët së bashku me lojtarët u mblodhën në qendër të qytetit për të kremtuar suksesin, festë e cila ka zgjatur me orë.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"