VIDEO/ Vendos goli i Janaqit, Skënderbeu shtyn Erzenin drejt Kategorisë së Parë dhe nis “flirtin” me “Final 4”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 0:00

VIDEO/ Vendos goli i Janaqit, Skënderbeu shtyn Erzenin drejt Kategorisë së Parë dhe nis “flirtin” me “Final 4”

Skënderbeu ka mposhtur Erzenin me shifrat minimale 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores.

WhatsApp Image 2024-04-27 at 19.52.57

Sfida u vulos që në minutën e 7-të nga Janaqi me golin e shënuar. Pavarësisht tentativave për të shënuar asnjëra prej skuadrave nuk ja doli.

Në minutën e 68-të, Erzeni ngeli me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Mëllugjës. Me këtë fitore Skënderbeu është në lojë për një vend në katërshe, ndërsa Erzeni duket se është më pranë rënies nga Kategoria.

SKËNDERBEU 1-0 ERZENI

7′ Janaqi

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Mbyllet sfida, fiton Skënderbeu!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Largohet Kabrel, në lojë futet Muharrem.

85’ Maliqi pason për Zekën, ky i fundit shpërdoron një rast të artë për të barazuar. (VIDEO)

82′ Skënderbeu pretendon për 11 metërsh, pas konfimimit në VAR, Rusta vijon lojën. (VIDEO)

81′ Largohet Asani, ka minuta për Ademin.

81′ Janaqi lë fushën e lojës për Pecanin.

79′ Ndërhyn ashpër ndaj Likës, Asani ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

74′ Lika futet në vend të Yurit.

68′-71′ Mëllugja ndërhyn ashpër ndaj Juri Merlim dhe Rusta e ndëshkon me karton të kuq. (VIDEO)  (VIDEO)

63’ Rashica gjuan nga goditja e dënimit dhe topi ndalet nga traversa. (VIDEO)

58′ Futet Kadriu i cili i merr vendin Kahrimanoviçit.

54′ Sadiki ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë. Largohet Migone, në lojë futet Dakaj.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43’ Pas harkimit të Asanit, Kacbufi gjuan drejt portës. Alia mbetet sërish i palëkundshëm dhe arrin ta presë topin. (VIDEO)

42’ Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë.

37’ Kacbufi ndëshkohet me karton të verdhë.

36′ Rashica i jep një mundësi të mirë skuadrës së tij. (VIDEO)

33’ Dumfur nuk arrin ta largojë si duhet topin dhe Mihana përfiton nga rasti, por Alia tregohet i vëmendshëm dhe bën një pritje të rrezikshme. (VIDEO)

27’ Mihana ka mundësinë e mirë për të shënuar por nuk arrin të godasë si duhet topin i cili pritet nga Alia. (VIDEO)

23’ Asani gjuan nga goditja e dënimit drejt portës, Alia del dhe arrin të presë topin. (VIDEO)

19’ Juri niset me topin drejt zonës por Kahrimanoviç i ndal vrullin dhe ia heq sferën nga këmbët. (VIDEO)

7′ GOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Janaqi gjuan me të djathtën drejt portës së Hasanbellit, ky i fundit nuk mund të bëjë asgjë dhe topi shkund rrjetën. Zhbllokohet dueli në Korçë (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Dumfur, Vangjeli, Janaqi, Gërço, Juri, Kabrel, Liço, Rashica.
TrajnerL Ivan Gvozdenoviç

ERZENI: Hasanbelli, Kacbufi, Sadiki, Asani, Mëllugja, Migone, Maliqi, Kahrimanoviç, Mihana, Zeka, Blazeviç.
Trajner: Alfred Deliallisi

WhatsApp Image 2024-04-27 at 17.47.52 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"