Superiorja drejt “finishit”, çfarë tha presidenti Duka për “Final 4” dhe korçarët e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 21:28

Superiorja drejt “finishit”, çfarë tha presidenti Duka për “Final 4” dhe korçarët e Skënderbeut

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka komentuar së fundmi garën në Superiore dhe skemën me “Final 4”. Në një intervistë në “RTSH”, ndër të tjera ai deklaroi:

Presidenti-Duka

“Është një formulë interesante. Për mua është pozitive deri tani, pasi askush nuk e di renditjen përveç tre vendeve të para. Mbetet për t’u parë turneu final sa interesant do të jetë. Nëse do të jetë apo jo Skënderbeu, ne nuk mund ta themi sot.

Në lojë për vendin e katërt janë më shumë se tri skuadra, kështu që unë uroj të jetë kush e meriton. Skënderbeu është i penalizuar që të mos marrë pjesë në Kupat e Europës, pavarësisht se mund të jetë pjesë e katërshes. Është e vështirë që Skënderbeu të marri pjesë pa përfunduar kohën e penalizimit, sepse i ka kaluar të gjitha shkallët e gjykimit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"