VIDEO/ Bashkëpunimi me Serbinë për Europianin U-21, Tifozët Kuqezi protestojnë para selisë së FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 10:30

VIDEO/ Bashkëpunimi me Serbinë për Europianin U-21, Tifozët Kuqezi protestojnë para selisë së FSHF

Lajmi që Shqipëria është kandidate për të organizuar kampionatin Europian të futbollit për 21-vjeçarët në bashkëpunim me Serbinë, nuk është pritur aspak mirë nga “Tifozat Kuq e Zi”.MixCollage-20-May-2024-10-24-AM-4855

Pas një reagimi zyrtar para disa ditësh, tashmë ata kanë nisur protestën para selisë së FSHF-së. Kjo është bërë e ditur nga vetë TKZ përmes një postimi në Instagram.

“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal.
Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë.
#kundereuro2027meshkije“, shkruhet në postimin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"