Dhimbje koke për Ançelotin, Real Madrid humbet titullarin në finalen e Championsit kundër Dortmundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 11:28

Dhimbje koke për Ançelotin, Real Madrid humbet titullarin në finalen e Championsit kundër Dortmundit

Aurelië Çuameni nuk do të jetë në finalen e madhe të “Wembley”-t mes Borusia Dortmund dhe Real Madrid.

CUAMENI

Ai u dëmtua në ndeshjen gjysmëfinale kundër Bajern Mynihut dhe “MARCA” raporton se lëndimi i tij në këmbë do ta mbajë atë jashtë finales së Championsit.

Kjo është një mungesë e madhe për Karlo Ançelotin dhe “los blancos” pasi nga statistikat skuadra nuk ka humbur asnjëherë me francezin në formacionin e tyre fillestar.

Eduardo Kamavinga mund ta zëvendësojë dhe të jetë në mesfushë së bashku me Federiko Valverde dhe Toni Kros.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"