“Ky qytet e meriton të shkojë aty ku e ka vendin”, Nevil Dede pas ceremonisë së titullit: Do mundohemi t’i mbushim shkallët e stadiumit gjithmonë vitin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 20:18

“Ky qytet e meriton të shkojë aty ku e ka vendin”, Nevil Dede pas ceremonisë së titullit: Do mundohemi t’i mbushim shkallët e stadiumit gjithmonë vitin tjetër

Elbasani sot kishte ditën e shpërblimit, të të gjithë mundit që kanë bërë këtë sezon, ku arritën të dilnin kampion të Kategorisë së Parë pas kaq shumë vitesh. Natyrisht që meritë të madhe në këtë suksesh ka edhe trajneri i verdhebluve Nevil Dede. Pas përfundimit të ceremonisë së titullit, trajneri u shfaq tepër i lumtur për të gjithë këtë arritje nga ekipi i tij, dhe hedh vështirmin nga sezoni tjetër:

bandicam 2024-05-09 19-31-32-414

“Është kënaqwsi e veçantë, stadium ishte plot, ky qytet e meriton të shkoj aty ku e ka vendin, për vlerat që përcjellin. Janë fisnik dhe me kulturë, por mbi të gjitha pëlqejnë futbollin.

Ishte një përballje e bukur me Bylisin, na buzqeshi ne fati në fund. Na ndëshkuam, i ndëshkuam. Në fund fare ishte një ditë feste, pa këshilla për çunat. Të dinim ta shijonim dhe ia arritëm.

Të gjithë më pyesin, do dalim prap kampion vitin tjetër? Duhet të jemi me këmbë në tokë, edhe unë ndihem në siklet realisht. Si them dot…

Punë me Tiranën? Unë dhe presidenti Llupa do të kemi punë të madhe kur të luajmë.

Gjithmonë kur ndërtohet diçka ka vështirsi. Besoj se mbyllja ka qenë e mirë. Kemi më shumë se 20 ndeshje pa humbje dhe sot qëllimi ishte që ne të mos zhgënjejmë njerwzit. I kemi arritur të dy objektivat, edhe ngjitja në Superiore por edhe fitimi i titullit. Duhet të kishim një qëllim të ri, dhe qëllimi është që në sezonin e ri të shkonim pa humbje.

Dedikimi është për familjen time, vajza e madhe dhe djali e kanë shijuar nga një kupë dhe medalje, tani e ka radhën e vogla. Ndonjëherë ata kanë stres më shumë se unë, sepse unë dal dhe takohem me njerwz kurse ata e mbajnë stresin brenda në shtëpi.

Nuk ke si shkon me pushime kur mendja dhe telefoni punon. Ndoshta trupin e ke me pushime por truri do të jetë gjithmonë në punë.

Do mundohemi që shkallët t’i mbushim gjithmonë vitin tjetër. Nuk ka rëndësi nëse fitojmë ose humbim.

Dua vetëm që me formimin tim por edhe me mbështetjen e të tjerëve, të ndërtojmë një klub që të qëndrojë gjatë dhe t’I bëjë gjërat ashtu siç duhet”,- përfundoi Dede.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"