E ngriti Bajernin në majën e Europës, trajneri 58-vjeçar i hapur për rikthimin në Mynih

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 21:59

E ngriti Bajernin në majën e Europës, trajneri 58-vjeçar i hapur për rikthimin në Mynih

Hansi Flik rezulton i fundit trajner që e ka ngritur Bajern Mynih në majën e Europës, suksesi i trefishtë në edicionin 2019-2020.

nagelsman flik

E ardhmja e Tomas Tuhelit në pankinën e bavarezëve vështrohet cikël i mbyllur prej bordit, të cilët nuk dëshirojnë të vijojnë me 50- vjeçarin. Në situatën kur Ksabi, Nagelsman, Ragnik, Shmid, e Ten Hag e kanë kundërshtuar “frerët” e klubit më të titullar në Gjermani, “Bild” i jep zë aksit Flik-Bajern.

Trajneri 58-vjeçar është i hapur për të marrë “timonin” e bavarezëve në vigjilje të sezonit 2024-2025. Flik u shkarkua nga përfaqësuesja e Gjermanisë para pak muajsh, si pasojë e rezultateve negative.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"