Mbyllet sezoni i rregullt në Kategorinë e Parë, njihuni me verdiktet dhe renditjen përfundimtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 21:40

Mbyllet sezoni i rregullt në Kategorinë e Parë, njihuni me verdiktet dhe renditjen përfundimtare

Kategoria e Parë, uli mbrëmjen e sotme siparin për sezonin 2022-2023.  Dueli mes Bylisit dhe Elbasanit ishte ai që i vendosi “kapakun” këtij edicioni me të dyja skuadrat që festuan ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

kategoria-e-pare-1

Ndërkohë në duelet e ditës së djeshme, Kastrioti mund 4-2 Korabin në shtëpi, ndërsa Burreli triumfon 2-1 përballë Apolonisë. Falë këtyre sukseseve si krutanët edhe matjanët sigurojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë.. 

Besa fiton 1-0 përballë Flamurtarit, por këto tre pikë nuk mjaftojnë që kavajasit të evitojnë Play Out-in. E njëjta situatë edhe për Lushnjën, që ndonëse fiton 2-0 në Berat përballë Tomorit do të luajë në Play Out. Sfida mes Luzit dhe Vorës ka përfunduar në barazim 3-3. 

Mbyllet sezoni i rregullt i Kategorisë së Parë, që jep këto verdikte: 

AF Elbasani dhe Bylisi do të luajnë sezonin tjetër në Superiore. Flamurtari, Vora, Apolonia dhe Korabi do të luajnë në Play Off, duke synuar një vend në elitën e futbollit shqiptar. 

verdiktet

Tomori dhe Luzi bien në Kategorinë e Dytë, ndërsa Besa dhe Lushnja do të luajnë në Play Out për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe sezonin e ardhshëm. 

RENDITJA PERFUNDIMTARE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"