Skuadrat e Kategorisë së Parë e kthejnë në ndeshje kontrolli, ish-portieri i Teutës dhe Laçit i rikthehet futbollit në moshën… 43-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 22:39

Skuadrat e Kategorisë së Parë e kthejnë në ndeshje kontrolli, ish-portieri i Teutës dhe Laçit i rikthehet futbollit në moshën… 43-vjeçare

Në stadiumin “Roza Haxhiu”, Besa mundi Flamurtarin 1-0. Një ndeshje pa shumë interes, pasi të dy ekipet e kishin të përcaktuar fatin e tyre, ku vlonjatët synojnë Superioren përmes “play off”-it.

VASHAKU

Ndërsa kavajasit diskutojnë mbijetesën me ndeshje shtesë. Për këtë arsye në të dy ekipet u rezervuan energjitë, duke u dhënë prioritet lojtarëve që kanë pasur më pak minuta në dispozicion. 

Besa Vashaku

Në këtë përballje pati minuta edhe për trajnerin e portierëve të Besës, Bledar Vashaku, i cili iu rikthye futbollit të luajtur në moshën 43-vjeçare. Ish-gardiani i Laçit dhe Teutës në Superiore, u aktivizua në minutën e 74-t të sfidës.  

“ Nuk ka rendsi ca thon njerzit, E rendsishme esht kur je aty ata heshtin”, ka shkruar Vashaku në “Facebook”, teksa ka ndare momentet nga ndeshja.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"