Moviola, Skënderbeu-Laçi/ Jorgji, i saktë te penalltia e bardhekuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 20:55

Moviola, Skënderbeu-Laçi/ Jorgji, i saktë te penalltia e bardhekuqve

Skënderbeu dhe Laçi ndanë pikët në një barazim në Korçë që erdhi në minutat e fundit. Kjo përballje gjykohej nga arbitri me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji, me asistentë Doda dhe Ganxhi. Në këtë sfidë, elbasanasi ishte protagonist në shtesë ku akordoi një penallti për korçarët.

ENEA JORGJI

90+5’ Rashica i Skënderbeut ka topin në kontroll brenda në zonë dhe kroson për shokët e skuadrës, por topi ndalet në dorën e hapur të Qatos. Për Jorgjin është penallti dhe lojtarët e Laçit as nuk protestojnë. E dukshme dhe vendim i drejtë nga kryesori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"