Mançester Junajtid, gati të largojë 11 lojtarë në merkaton e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 21:42

Mançester Junajtid, gati të largojë 11 lojtarë në merkaton e verës

Mançester Junajtid mund të vendosë në merkato 11 futbollistë në fund të këtij sezoni, ndërsa bashkëpronari i ri i klubit, Sër Xhim Retklif kërkon të transformojë klubin. Dhe sipas një liste lojtarësh të përpiluar nga gazeta “The Mirror”, një shitjeje të mundshme nuk do t’i shpëtonin as ish-kapiteni Herri Meguajër, apo sulmuesi i akademisë, Markus Rashford.

mancester junajtid

Objektivi i Retklif është të ndërtojë një skuadër tëdenjë për të konkurruar sërish në Angli dhe Europë, ndërsa “djajtë” po mbyllin një tjetër sezonzhgënjyes. Pjesëmarrja e tyre në Champions sezonin e ardhshëm duket një mision i pamundur, ndërsangushëllimi i vetëm është finalja e Kupës FA kundër Sitit më 25 maj.

Lista e lojtarëve që mund tëshiten për të grumbulluar fonde për ndërtimin e skuadrës së re, nis me Bisakën, Varan, Lindelof,Meguajër, Kasemiro, Amrabat, Eriksen, Rashford, Antoni, Sanço dhe Marsial.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"