Finalja e Kategorisë së Dytë si dhe “play-out”-et e Kategorisë së parë po afrojnë, ja ku mund t’i shikoni ndeshjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 13:24

Finalja e Kategorisë së Dytë si dhe “play-out”-et e Kategorisë së parë po afrojnë, ja ku mund t’i shikoni ndeshjet

Sot në orën 18:00 do të luhet finalja e Kategorisë së Dytë, ajo midis Valbonës dhe Pogradecit, takim ky që edhe do të përcaktojë se kush do ta ngrejë trofeun dhe të shpallet kampion i kampionatit.

KATEGORIA E PARE KATEGORIA E DYTE

Gjithashtu në fundjavë, më saktë në ditën e diel do të luhen edhe 2 ndeshjet e “play-out”-it për Kategorinë e Parë, ajo midis Flamurtarit dhe Korabit, gjithashtu edhe Vora-Apolonia. Fitueset e të dy çifteve do të përballen më pas me njëra-tjetrën për të mësuar kundërshtarin me të cilin do të përballet Laçi, për një vend në Superiore.

Mos të harrojmë edhe futbollin e femrave, që ashtu si ai i meshkujve, do të zhvillojë fazën “Final 4”, ku në ndeshjen e parë do të shohim përballjen Vllaznia-Apolonia.

NDESHJET DHE KANALET KU DO TË TRANSMETOHEN

VALBONA-POGRADECI | MCN 24

FLAMURTARI-KORABI | MCN TV

VORA-APOLONIA | MCN 24

VLLAZNIA-APOLONIA | MCN 24

538c3077-590c-41ad-bfd6-a0161380b66f

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"