VIDEO/ Fitorja e tretë radhazi në kampionat, ndizet Lacio e Tudor! Ka minuta edhe për Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 22:46

VIDEO/ Fitorja e tretë radhazi në kampionat, ndizet Lacio e Tudor! Ka minuta edhe për Hysajn

 Lacio mposhti Veronën me rezultatin 1-0 në duelin e vlefshëm për javën e 34-t të Serisë A italiane. Skuadra e Tudor, iu fal golit të Zakanjit në minutën e 72-të, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat që i ngjit kryeqytetasit në vendin e gjashtë në kuotën e 55 pikëve.  

zakanji lacio

Zakanji këtë duel e nisi nga stoli duke u aktivizuar në minutën e 60-të në vend të Isaksen. Vetëm 12 minuta në lojë i mjaftuan italianit për të shënuar golin e fitores dhe për t’i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.  

Në këtë përballje pati minuta edhe për Hysajn, që u aktivizua në vend të Luis Albertos 14 minuta nga fundi i kohës së rregullt, duke bërë një paraqitje dinjitoze.  

Përballjen e radhës Lacio e luan në transfertë ndaj Monzës, ndërkohë që Verona pret Fiorentinën në shtëpi.  

RENDITJA SERIE A

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"