Atalanta shkroi historinë në Ligën e Europës, Gjimshiti shkëlqen me 9 duele të fituara dhe 40 pasime të sakta/ Ja nota dhe statistikat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 23:11

Atalanta shkroi historinë në Ligën e Europës, Gjimshiti shkëlqen me 9 duele të fituara dhe 40 pasime të sakta/ Ja nota dhe statistikat

Atalanta shkroi historinë në Ligën e Europës, duke siguruar një biletë për në finalen e madhe ku do të përballet me Bajern Leverkusenin në datën 22 maj në Dublin. Skuadra italiane siguroi finalen e parë europiane falë suksesit 3-0 ndaj Marsejës në duelin e kthimit.  

gjimshiti

Sukses i jashtëzakonshëm dhe i merituar edhe për Berat Gjimshitin, kapitenin e kombëtares shqiptare, i cili realizoi një tjetër ndeshje të madhe, teksa në finale do të përballet me Granit Xhakën. 

gjimshiti sofa

Për sa i përket notës, Gjimshiti u vlerës me 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, duke regjistruar 40 pasime të sakta si dhe fitoi 9 nga 11 duelet me kundërshtarët.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"