VIDEO/ Puthje dhe përkëdhelje ndaj VAR-it, festa e Rydiger pas fitores bën xhiron e rrjetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 22:03

VIDEO/ Puthje dhe përkëdhelje ndaj VAR-it, festa e Rydiger pas fitores bën xhiron e rrjetit

Në një ndeshje të mbyllur me shumë polemika si ajo mes Real Madrid dhe Bajern Mynih, Antonio Rydiger ka bërë një gjest që i ka hedhur benzinë zjarrit. Festimi i mbrojtësit të madrilenëve para se të shkonte në dhomat e zhveshjeve në fund të sfidës, ka bërë që të shtohen komentet kundër spanjollëve.

asdasdsadasdsadas

Duke dalë nga fusha, mbrojtësi shkoi tek vendi i VAR-it dhe e puthi atë, para se të shkonte në dhomat e zhveshjes. Një “falënderim” i mbrojtësit ndoshta për faktin se goli i dytë i Hoselu erdhi pas miratimit nga salla e VAR-it.

Por në rrjetet sociale, ky gjest ka marrë komente të ndryshme mes atyre që kujtonin polemikat me të cilat u shoqërua sfida dhe momentin e fundit ku VAR-i nuk hyri në punë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"