Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit, bëhet lojtari i dytë me më shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 23:47

Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit, bëhet lojtari i dytë me më shumë…

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, është bërë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te skuadra e Dinamos së Zagrebit.  Këtë statistikë Ademi e regjistroi ditën e sotme në triumfin 0-1 ndaj Varazhdinit. Mesfushori u aktivizua në minutën e 85-të të sfidës.  

ARIJAN ADEMI

Me këtë paraqitje Ademi ka arritur 400 ndeshje me fanellën e gjigantit kroat.  Para tij në listë është vetëm ish-portieri Drazen Ladiç me 468 paraqitje. 

32-vjeçari u transferua te Dinamo në vitin 2010 si lojtar i lirë nga Shibeniku. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi 12 tituj kampioni me Dinamon e Zagrebit. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"