Supergoli i Manajt ndaj Koniasporit, zbulohet me sa km/orë shkoi topi në portë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 22:59

Supergoli i Manajt ndaj Koniasporit, zbulohet me sa km/orë shkoi topi në portë

Rei Manaj shënon golin e radhës në elitën e futbollit turk me Sivasporin në duelin ndaj Koniasporit, që ishte i 18-ti për sulmuesin lushnjar. 

manaj

Ishte minuta e 86-të kur Manaj mposhti portierin kundërshtar falë një “predhe” që e shtangu këtë të fundit. 

Nuk vonoi shumë dhe mediat turke zbuluan shpejtësinë e topit në goditjen e Manajt. Sipas asaj që raportohet, bëhet fjalë për 87 km/orë, aq sa ishte edhe minuta kur u shënua goli.   

Vetëm Mauro Ikardi i Gallatasarait (21) dhe Edin Xheko i Fenerbahçes (20) kanë shënuar më shumë se Manaj në Superligën turke. 

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Rei Manaj vazhdon të mahnitë, goli i 18-të në kampionat vjen përballë skuadrës së Cikalleshit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"