“Prisja më shumë nga Ibra”, lideri i ultrasve të Milanit paralajmëron klubin: Nuk duam Lopeteguin, na duhet një si Konte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 22:45

“Prisja më shumë nga Ibra”, lideri i ultrasve të Milanit paralajmëron klubin: Nuk duam Lopeteguin, na duhet një si Konte

Ultrasit e Milanit nuk duan që Julen Lopetegui të marrë drejtimin e kuqezinjve gjatë verës, kur mendohet se nga drejtimi i skuadrës do të largohet Stefano Pioli. Këtë e ka bërë të qartë në një prononcim për “Telelombardia” Xhankarlo Kapeli, lideri historik i ultrasve të “Curva Sud” të kuqezinjve.

12d2e08042501bce77f32a8e015761db-35861-540o396o864o720z09d8

“Ne të gjithë jemi të bashkuar, të gjithë grupet e ultrasve ecin në të njëjtin drejtim. Do të marrim vendimet së bashku, nëse nuk bëhen zgjedhje të pëlqyeshme. Prisja më shumë nga Ibra, i kemi dorëzuar derbin dhe një titull Interit në shtëpinë tonë dhe kjo na ka krijuar shumë dhimbje.

Tifozeria kuqezi nuk do ta braktisë kurrë skuadrën. Lojtarët dhe trajneri duhej të përuleshin, por përkundrazi ata dolën nga fusha pa përshëndetur pas një derbi të humbur në atë mënyrë.

E them qartësisht, ne nuk e duam Lopeteguin te Milani, është një trajner jo në lartësinë e Milanit, një që ka pësuar 4 shkarkime në karrierë. Ne duam Antonio Konten, një trajner i cili do të sillte lojtarë të rëndësishëm, ose një në nivelin e tij. Në të kundërt, më mirë Piolin”, tha kryeultrasi i kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"