Mesfushori i Kombëtares vendos për të ardhmen, do të largohet nga skuadra gjermane në fund të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 22:15

Mesfushori i Kombëtares vendos për të ardhmen, do të largohet nga skuadra gjermane në fund të sezonit

Duket se aventura e mesfushorit te klubi gjerman i ka ardhur fundi. Klaus Gjasula do të largohet në fund të sezonit nga Darmshtadi. Skuadra e cila është rrëzuar një kategori më poshtë pritet të mos rinovojë me 16 futbollistë, mes tyre edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare.

gjasula-kombetarja-tetor-21-scaled

Klaus është pjesë e Darmshtadit që prej vitit 2021, duke kompletuar kështu tre sezone, dy në Bundesligën 2 dhe ky i fundit në elitën gjermane, aventurë e cila përfundoi shumë shpejtë. Sipas asaj që raporton “Kicker”, pas ndeshjes së fundit, 16 lojtarë do t’i japin lamtumirën ekipit, ku mes tyre preket edhe një “veteran” në mesfushë si Klaus Gjasula.

34-vjeçari këtë sezon ka luajtur në vetëm 20 ndeshje, më shumë si qendërmbrojtës, i penalizuar edhe nga disa dëmtime. Aktualisht, Gjasula është i dëmtuar dhe nuk dihet nëse do të jetë gati për Silvinjon në përgatitjet e Europianit 2024 që do të nisin në fundin e muajit maj. Me shumë mundësi pas këtij kompeticioni, Gjasula do të vihet në kërkim të një aventure të re në karrierë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"